Bashkia e Tiranës, kontroll hoteleve në periferi për taksën e fjetjes

0

Bashkia Tiranë njoftoi se po ushtron kontroll në njësitë akomoduese për deklarimin e taksës së fjetjes. Kontrolli po realizohet kryesisht në zonat periferike, ku shpesh ofrohet shërbim jashtë strukturave të mëdha & vërehet më shumë informalitet.

Deri tani janë kontrolluar subjekte akomoduese, njoftoi Bashkia dhe janë marrë masa për subjektet që janë kapur me shkelje. Qëllimi i kontrolleve është deklarimi i saktë dhe korrektësia tatimore.

Sipas raportit të realizimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë, nga taksa e fjetjes në hotel për 5 mujorin e parë të vitit janë arkëtuar 51.5 milionë lekë, me një rënie prej 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Plani i realizuar është 92% teksa parashikohej që arkëtimi nga kjo taksë të ishte 56 milionë lekë. Për gjithë vitin Bashkia pret të mbledhë nga taksa e fjetjes në hotel 150 milionë lekë, ose rreth 7% e totalit të të ardhurave të veta.

Sipas ligjit të taksave vendore, taksa e fjetjes në hotelet me 4 dhe 5 yje në Tiranë dhe Durrës është 350 lekë/natë fjetje për person. Për kategoritë e tjera të akomodimit është 140 lekë/ për person për natë fjetje.

Gjatë 5-mujorit, në vend hynë 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 4% me bazë vjetore, një pjesë e të cilëve qëndrojnë në kryeqytet.

Informaliteti në sektorin e akomodimit në vend konsiderohet i lartë, me shumë struktura të palicencuara që japin qira ditore.

The post Bashkia e Tiranës, kontroll hoteleve në periferi për taksën e fjetjes appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × three =