Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

0

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sali Berisha, refuzoi të hapte punimet, vendim që u pasua edhe nga deputeti tjetër i opozitës, Tritan Shehu.

Në këto rrethana, drejtimin e seancës e mori deputeti i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, si më i vjetri pas dy demokratëve.

Seanca u zhvillua në prani të trupit diplomatik dhe krerëve të komuniteteve fetare, ndërsa në sallë ishin gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

Mes tyre, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe.

Vëmendje tërhoqi mungesa e drejtuesve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela dhe Altin Dumani.

Dy karriget e rezervuara për ta në lozhën e Kuvendit mbetën bosh, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet e mospjesëmarrjes së tyre në hapjen e legjislaturës së XI të parlamentit.

The post Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

6 − 2 =