Alarm për eksploziv në sheshin pranë Velierës në Durrës

0

Një prezencë e shtuar e forcave të policisë është vërejtur mbrëmjen e sotme në rrugën Egnatia, sheshin përgjatë Velierës dhe bulevardin Epidamn në qytetin e Durrësit.

Mësohet se disa mjete të policisë janë vendosur përgjatë këtyre segmenteve, ndërsa këto zona janë rrethuar me shiritin e sigurisë.

Sipas burimeve për news 24 dyshohet për një eksploziv me telekomandë i cili është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilët janë në pritje të ekipeve të ekspertëve antieksploziv nga Tirana.

Pako ka rënë në rrugë dhe pritet të vijnë forca xheniere për të bërë verifikimin. /BW

The post Alarm për eksploziv në sheshin pranë Velierës në Durrës appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nineteen + 20 =