Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se nga kontrollet ka rezultuar se në Shqipëri kanë hyrë pjeshkë nga Greqia me nivel të lartë pesticidesh.
Sipas një njoftimi për shtyp, bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Kategoria e produktit: fruta – perime
Emri i produktit: pjeshkë
Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.
AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.
The post AKU: Kanë hyrë pjeshkë me pesticide nga Greqia appeared first on Revista Monitor.








