26.9 C
Tirana
Thursday, September 17, 2026
Ballina Lajmet e fundit Aksidenti me një viktimë në Shkodër, vihet në pranga shoferi i kamionit

Aksidenti me një viktimë në Shkodër, vihet në pranga shoferi i kamionit

0

Drejtuesi i kamionit që dyshohet se ishte shkaktari i aksidentit të rëndë të ndodhur dje në rrugën Shkodër-Lezhë me një person të vdekur dhe tre të plagosur, është arrestuar.

Policia vendore njoftoi sot, se pas hetimeve paraprake, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan A. S., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Policia Rrugore nga hetimet paraprake dyshon se ka qenë pakujdesia e të ndaluarit që solli aksidentin zinxhir, por hetimet janë ende aktive.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50 të ditës së djeshme, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku fillimisht kamioni u përplas me një furgon dhe më pas me veturën ku udhëtonte viktima 37-vjeçar, Gjin Bzhangaj dhe 3 anëtarët e familjes së tij.

Përplasja ishte aq e fortë sa mjetet nga ky aksident zinxhir u dëmtuan rëndë, sidomos vetura e viktimës, teksa bilanci mund të kishte qenë edhe më tragjik. Gruaja 32-vjeçare dhe dy fëmijët e saj u transportuan në spital, pa rrezik jete, kurse hetimet për aksidentin po vijojnë ende.

The post Aksidenti me një viktimë në Shkodër, vihet në pranga shoferi i kamionit appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × one =