Aksidenti i rëndë në Tepelenë, identifikohet 25-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

0

Mbrëmjen e djeshme, 25-vjeçari i cili humbi jetën pasi motomjeti i tij, u aksidentua në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, është identifikuar si Ergest Qenani.

Sipas policisë, mësohet se i riu duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Tepelenë/Informacion paraprak:

Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25-vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksidenti i rëndë në Tepelenë, identifikohet 25-vjeçari që humbi jetën (FOTO) appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 × three =