Aksident pranë Kishës së Laçit, makina përplas dy këmbësorë

0

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë Kishës së Laçit.

Mësohet se drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy kalimtarë, konkretisht 21-vjeçaren me inicialet D.D., një 39-vjeçar me inicialet E.R., dhe një shitëse ambulante 18-vjeçare me inicialet A.Gj.

Sipas raportimeve të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit në komisariat.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident pranë Kishës së Laçit, makina përplas dy këmbësorë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one × four =