Aksident në rrugën Lin-Pogradec/ Makina përplaset me trafik ndarësen, përfundon në korsinë e biçikletave

0

Një aksident rrugor është regjistruar pak pasditen e sotme në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarëset dhe për pasojë ka kaluar në korsinë e biçikletave duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qene lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Aktualisht raportohet se nuk ka të dëmtuar, drejtuesi i automjetit ka qënë duke udhëtuar i vetëm dhe pas aksidentit është transportuar në spital për kontrolle, por pa dëmtime.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në rrugën Lin-Pogradec/ Makina përplaset me trafik ndarësen, përfundon në korsinë e biçikletave appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × one =