Aksident në Lushnje/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, një i ri plagoset rëndë

0

Pak minuta pas mesnate, një aksident rrugor ka ndodhur në daljen jugore të Lushnjes, ku një automjet tip Audi është përplasur me një shtyllë ndriçimi në rrethrrotullimin e Savrës.

Mësohet se mjeti drejtohej nga Aleksandro Braholli, i cili ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e goditjes.

Sipas informacionit nga policia, dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe ka vijuar drejt, duke u përplasur me shtyllën.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në automjet.

The post Aksident në Lushnje/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, një i ri plagoset rëndë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

19 − eighteen =