Aksident në Koplik, përplasen dy mjete “kokë më kokë”, katër persona përfundojnë në spital

0

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në dalje të qytetit të Koplikut. Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 15:00, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që drejtohej nga shtetasi N. G. është përplasur me mjetin që kishte në drejtim E. L.. Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit, si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjete.

Të lënduarit janë transportuar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

The post Aksident në Koplik, përplasen dy mjete “kokë më kokë”, katër persona përfundojnë në spital appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × 3 =