Aksident në Beograd-Nish/ Humb jetën çifti shqiptar në Serbi

0

Një aksident tragjik me dy viktima ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.

Sipas mediave lokale, viktimat janë një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Aksidenti ka ndodhur pranë daljes së Umçarit, kur vetura e markës “Seat”, me targa gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në automjet ndodhej edhe një person i tretë, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në spital.

The post Aksident në Beograd-Nish/ Humb jetën çifti shqiptar në Serbi appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × four =