Aksident në autostradën Vlorë-Fier, tre të plagosur, njeri prej tyre niset me urgjencë drejt spitalit të Vlorës

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën Vlorë-Fier. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Novoselë, ku automjeti me tre persona ishte përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre personat që po udhëtonin me këtë mjet, ndërkohë që njëri prej tyre fatkeqësisht ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia e cila po heton për zbardhjen e ngjarjes.

The post Aksident në autostradën Vlorë-Fier, tre të plagosur, njeri prej tyre niset me urgjencë drejt spitalit të Vlorës appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

20 − 17 =