Aksident në aksin Pukë-Shkodër, plagosen çifti i bashkëshortëve

0

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme përgjatë segmentit Pukë–Shkodër, në afërsi të Kthesës së Danit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Pukës. Mjekët kanë bërë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksi rrugor është aktualisht i bllokuar për shkak të aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore. Sipas burimeve zyrtare, rruga pritet të rihapet në pak minuta, sapo të përfundojnë procedurat për dokumentimin e ngjarjes.

 

The post Aksident në aksin Pukë-Shkodër, plagosen çifti i bashkëshortëve appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 − four =