Aksident i rëndë në Golem/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplas për vdekje këmbësoren

0

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 56-vjeçareje, ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”në Golem.

Policia bën me dije se një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet R. F. duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56-vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Golem/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplas për vdekje këmbësoren appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

18 − 8 =