Aksident i frikshëm në aksin Lushnje-Çermë, makina “fluturon” jashtë autostradës duke përfunduar në oborrin e banesës

0

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Lushnje-Çermë, në afërsi të fshatit Dushk.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë autostradës, duke u futur në oborrin e një banese.

Brenda automjetit udhëtonin një çift bashkëshortësh të cilët mbetën të plagosur dhe përfunduan me urgjencë në Spitalin e Lushnjës.

Uniformat e qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

Fatmirësisht, dy të lënduarit, janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.

The post Aksident i frikshëm në aksin Lushnje-Çermë, makina “fluturon” jashtë autostradës duke përfunduar në oborrin e banesës appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 + 13 =