Diplomat britanik takohet me tri komisione të reja parlamentare në Kosovë

0

Gjatë kësaj jave, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një sërë takimesh me tri komisione të sapokrijuara të Kuvendit të Kosovës.

Në një njoftim publik, Hargreaves bëri të ditur se është takuar me përfaqësues të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, si dhe me ata të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Gjatë bisedimeve, ai i uroi komisionet për themelimin e tyre dhe ripohoi miqësinë e fortë që ekziston midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Diplomati britanik theksoi se ishte i interesuar të dëgjonte drejtpërdrejt nga anëtarët e komisioneve rreth prioriteteve që ata kanë për këtë legjislaturë dhe sfidave që i presin në punën e tyre.

Hargreaves shprehu gjithashtu gatishmërinë për të vijuar këto diskutime dhe për të mbajtur një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës.

The post Diplomat britanik takohet me tri komisione të reja parlamentare në Kosovë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 × four =