Shkrirja e disa ministrive, 366 punonjës dalin të papunë

4

Nga ristrukturimi i ministrive në vjeshtën e vitit 2017, janë shkurtuar 366 pozicione pune. “Në tetor të vitit 2017, pas krijimit të kabinetit të ri qeveritar, numri i portofoleve ministrore, si dhe organizimi i brendshëm i tyre (struktura dhe organika) ndryshuan. Si rezultat i miratimit të strukturave dhe organikave të reja, rezultoi se numri i ministrive u reduktua nga 16 në 4-vjeçarin e kaluar, në 11.

Ndërkohë që numri i pozicioneve të punës, ndryshoi nga 2494 pozicione, në 2128 të tilla, me një shkurtim prej 366 pozicione pune. Në veçanti numri i pozicioneve të shërbimit civil ndryshoi nga 1874, në 1624, me një shkurtim prej 250 pozicione pune. Duhet të theksojmë këtu se një ndër elementët e organizimit të brendshëm të Kryeministrisë dhe ministrive të linjës ishte edhe kalimi i funksioneve të teknologjisë së informacionit të institucioneve të administratës shtetërore, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)”, thuhet në raportin e DAP.

Sipas DAP, që në momentin e inicimit të procesit për hartimin e strukturave dhe organikave të reja të Kryeministrisë dhe ministrive të linjës, punonjësit u njoftuan për fillimin e procesit të ristrukturimit të ministrive të linjës dhe Kryeministrisë, duke respektuar kështu afatin e njoftimit të nëpunësve civilë të paktën 1 muaj përpara.

“Pas miratimit të strukturave dhe organikave të reja, Departamenti i Administratës Publike krijoi komisionet e ristrukturimit për Kryeministrinë dhe secilën nga ministritë e linjës. Komisionet e ristrukturimit në vendimet e tyre për propozimin e transferimit të nëpunësve civilë, apo atë të përfundimit të marrëdhënies së punës në shërbimin civil për arsye të ristrukturimit, u bazuan në: (i) krahasimin e përshkrimeve të punës; (ii) përvojën e nëpunësve civilë në tërësi në shërbimin civil dhe përvojën në pozicione të njëjta apo të ngjashme; (iii) shkallën e arsimimit, kualifikimet dhe trajnimet; (iv) vlerësimet e rezultateve në punë”, thuhet në raport./ Shqiptarja.com

4 KOMENTET

  1. hello there and thank you for your info – I’ve certainly picked up something new
    from right here. I did however expertise several technical issues using this site, as I experienced to reload the site many times previous to I could get it to load properly.
    I had been wondering if your web hosting is OK? Not that I
    am complaining, but slow loading instances times will sometimes affect your placement
    in google and could damage your high quality score if advertising and marketing with Adwords.
    Well I’m adding this RSS to my email and can look out for much more of your respective fascinating content.
    Make sure you update this again soon..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × two =