10 ditë kërkime, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit në Orizaj-Buzuq

0

Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të qytetarit me inicialet I.K., 42 vjeç.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, trupi i të ndjerit u gjet në zonën midis fshatrave Orizaj dhe Buzuq, pas kërkimeve intensive të zhvilluara në terren nga strukturat përkatëse.

Autoritetet po vijojnë procedurat ligjore dhe verifikimet e nevojshme, ndërsa janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimës për t’i informuar mbi hapat e mëtejshëm.

The post 10 ditë kërkime, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit në Orizaj-Buzuq appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

17 + 3 =