Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 23 specializantë të tjerë, por sa prej tyre janë shqiptarë?

0

Me punësimin e planifikuar të 23 specializantëve privatë në 12 specialitete mjekësore, Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do ta çojë në 50 numrin e mjekëve të punësuar gjatë dy fazave të projektit.

Drejtori Sasho Stoshevski bëri të ditur se procedura e punësimit ka filluar. Nga 23 vendet e reja, gjashtë i përkasin neurologjisë, katër mjekësisë interne dhe tri pulmologjisë e alergologjisë. Vendet e tjera janë në specialitete të ndryshme, mes tyre kardiologjia, gjinekologjia, ortopedia dhe psikiatria.

Ende nuk dihet sa prej 23 specializantëve janë shqiptarë, pasi institucionet nuk e kanë bërë publike përkatësinë etnike të kandidatëve.

The post Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 23 specializantë të tjerë, por sa prej tyre janë shqiptarë? appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × 5 =