Enis Rexhepi shënon dy herë për Stuttgartin U19 pas ftesës së parë nga Kosova

0

Enis Rexhepi ishte sërish protagonist në futbollin gjerman, duke realizuar dy gola për Stuttgartin U19 në ndeshjen kundër Unterhachingut.

Përballja përfundoi 3-3. Me dy realizimet e tij, sulmuesi shqiptar tregoi edhe një herë potencialin dhe aftësinë për të gjetur portën kundërshtare.

Paraqitjet e mira në Gjermani i kanë sjellë Rexhepit edhe ftesën e parë nga Kombëtarja e Kosovës. Ai është përfshirë në listën e Dardanëve për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Talenti i Stuttgartit U19 ka kështu mundësinë të hedhë hapin e parë me fanellën e Kosovës. Dy golat e fundit janë një tjetër sinjal pozitiv për Rexhepin, i cili synon të shfrytëzojë mundësinë që i ka dhënë përzgjedhësi i Kosovës.

The post Enis Rexhepi shënon dy herë për Stuttgartin U19 pas ftesës së parë nga Kosova appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

18 − twelve =