Andi Hadroj lë futbollin europian dhe firmos me Vllazninë

0

Mbrojtësi shqiptar Andi Hadroj është rikthyer në kampionatin Superiore pas eksperiencës në futbollin europian. Vllaznia e prezantoi sot në stadiumin “Loro Boriçi”.

Hadroj, 27 vjeç, është pjesë edhe e Kombëtares. Në qershor, ai u aktivizua nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran në përballjen ndaj Izraelit.

Trofeu më i rëndësishëm i mbrojtësit është titulli kampion i fituar me Partizanin në sezonin 2022-2023. Një edicion më pas, ai fitoi edhe Superkupën e Shqipërisë.

The post Andi Hadroj lë futbollin europian dhe firmos me Vllazninë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

13 − four =