Protesta merr drejtim të ri, turma marshon nga Rruga e Durrësit drejt Kuvendit

0

Pas disa orësh përleshjesh, përdorimit të gazit lotsjellës dhe ndërhyrjes me ujë me presion në Rrugën e Durrësit, zhvillimet në terren kanë ndryshuar.

Protestuesit kanë bërë thirrje për zhvendosjen e tubimit, duke i orientuar pjesëmarrësit drejt zonës së Parlamentit. Menjëherë pas kësaj, një numër i madh qytetarësh kanë nisur marshimin në grup me synimin për ta vijuar protestën atje.

Turma po lëviz mes thirrjeve të pandërprera, ndërsa forcat e rendit po monitorojnë marshimin dhe po përshtatin masat e sigurisë në kryeqytet.

The post Protesta merr drejtim të ri, turma marshon nga Rruga e Durrësit drejt Kuvendit appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

14 + ten =