Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, policia: Dy persona të plagosur

0

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije se dy persona kanë mbetur të dëmtuar pas shpërthimit të automjetit tip “Benz”, në bulevardin “18 Shtatori” .

Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar Rigers Mela dhe Beqir Devolli, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa automjeti, në pronësi të Beqir Devollit ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të “Ergys Agasi ishte pranë Ramës”, Klodiana Lala: Kontrollonte AKSHI-n dhe nuk e besoja se do të arrinte në këto nivele të krimitshpërthimit. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e incidentit.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

The post Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, policia: Dy persona të plagosur appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

six + 4 =