Sulm me thikë në një shkollë të Stambollit, tre nxënës plagosen nga bashkëmoshatari 16-vjeçar

0

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar brenda 24 orëve në një shkollë të mesme në Stamboll, ku një konflikt mes nxënësve përfundoi me përdorimin e thikës.

Rasti ndodhi në lagjen Barbaros Hayrettin Pasha të Esenyurtit. Sipas raportimeve të mediave turke, një 16-vjeçar dyshohet se sulmoi dy shokë të klasës, përkatësisht 15 dhe 14 vjeç.

Gjatë përleshjes mbeti i lënduar edhe një nxënës tjetër 14-vjeçar, i cili ndodhej pranë vendit ku shpërtheu sherri dhe pësoi dëmtime të lehta.

Shkak i debatit mes nxënësve të së njëjtës klasë ende nuk është bërë i ditur. Sipas të dhënave paraprake të policisë, konflikti u tensionua brenda pak çastesh dhe 16-vjeçari dyshohet se përdori thikën ndaj dy bashkëmoshatarëve.

Pas njoftimit të autoriteteve, në shkollë mbërritën menjëherë policia dhe ekipet e urgjencës. Të tre të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u dërguan në spital, ku vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

I dyshuari 16-vjeçar është marrë nën mbikëqyrjen e policisë. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e konfliktit dhe rrethanat e plota të sulmit.

Ngjarja vjen një ditë pas një sulmi tjetër në Stamboll. Të mërkurën në mëngjes, një vajzë 15-vjeçare goditi me thikë tetë nxënës të një shkolle të mesme në Başaksehir, ndërsa një prej vajzave të plagosura, 10 vjeçe, ndërroi jetë disa orë më vonë.

The post Sulm me thikë në një shkollë të Stambollit, tre nxënës plagosen nga bashkëmoshatari 16-vjeçar appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × five =