Kryesore

‘ZigZag’ resorti luksoz që po merr jetë buzë detit në Himarë

By fikso

June 06, 2025

Një tjetër hotel luksoz do ti shtohet bregdetit jugor të Shqipërisë. ‘ZigZag Resort’ i projektuar në formë lineare zigzag, dhe do të ndërtohet mes pyllit të dendur përgjatë bregdetit të Himarës.

Projekti i bërë publik parashikon që në tarracat e çdo godine të ketë edhe një pishinë, për pushuesit e këtij resorti luksoz.

Në ndërtim përdoret guri i Beratit me burim vendas, i përzgjedhur për qëndrueshmërinë dhe rëndësinë e tij për traditat rajonale të ndërtimit.

Kalimet brenda resortit do të bëhet përmes shtigjeve që do të jenë në harmoni të plotë me natyrën. Po ashtu brenda resortit do të ketë kopshte, veranda dhe tarraca.

ZigZag Resort është projektuar nga JA Joubert Architecture me seli në Roterdam në bashkëpunim me UNS Architects me vendodhje në Tiranë.

Kompania JA Joubert Architecture ka bërë edhe projektin e kullave që po ndërton Gener 2 tek liqeni Artificial i Tiranës.