Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu rus, Vladimir Putin, po përgatiten për një samit në Alaska mbi luftën në Ukrainë. Trump thotë se Putin nuk do të “luajë me mua” në takimin e tyre të parë kokë më kokë në gjashtë vjet. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është përjashtuar nga bisedimet. Ai ka paralajmëruar se vendimet e marra në mungesë të tij do të jenë të pakuptimta.
Zgjedhja e vendndodhjes është historikisht e rëndësishme: të dy presidentët po takohen në tokën amerikane që dikur ishte ruse. Alaska i përkiste Rusisë deri në vitin 1867, kur u ble nga SHBA-të. Pastaj, në vitin 1959, ajo u bë shtet amerikan.
The post Zhvillohet sot takimi mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Samitin në Alaskë appeared first on Lapsi.al.