Lajmet e fundit

Zgjedhjet lokale, PS bën gati mjekun gjinekolog për Kavajën

By fikso

April 25, 2026

Arben Rrugia pritet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Kavajë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sot ai është prezantuar si drejtor i spitalit të Kavajës nga ministrja e Shëndetësisë Evis Sali dhe Taulant Balla.

Çuarja e tij në Kavajë ka sfond elektoral, me qëllimin që PS të rifitojë këtë bashki, e cila drejtohet nga Fisnik Qosja, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

PS në Kavajë është përcarë prej një kohe të gjatë. Në zgjedhjet e kaluara edhe Elvis Rroshi me fisin e tij kaluan në fushatë me opozitën. Ndërkohë Arben Rrugia më herët ka qenë drejtor i maternitetit “Koco Glozheni” në Tiranë. ©LAPSI.al

The post Zgjedhjet lokale, PS bën gati mjekun gjinekolog për Kavajën appeared first on Lapsi.al.