Lajmet e fundit

Zbulohet e vërteta pas sherrit në ashensor mes Jay-Z dhe Solange

By fikso

December 05, 2025

Dizajneri i modës Oscar G. Lopez, i cili krijoi fustanin e Rachel Roy për Met Gala 2014, ka zbuluar shkakun që, sipas tij, ndezi konfliktin e bujshëm mes Solange Knowles dhe Jay-Z.

Në një intervistë për Daily Mail, Lopez deklaroi se Jay-Z i kishte bërë një kompliment Rachel Roy-t për fustanin e saj, gjë që nuk i pëlqeu aspak Solange-s, motrës së Beyoncé-s.

“Jay-Z e komplimentoi për fustanin, dhe motra e Beyoncé-s e mori si të papërshtatshme. Kështu nisi drama,” – tha Lopez, 52 vjeç.

Video e kamerave të sigurisë nga hoteli The Standard në Nju Jork – ku Solange shihej duke sulmuar Jay-Z duke i rënë, duke e goditur dhe duke e shqelmuar – u përhap me shpejtësi virale dhe u kthye në një nga momentet më të komentuara në historinë e showbiz-it.

Burime të mëhershme kishin treguar se Solange kishte qenë e dehur dhe kishte debatuar me Rachel Roy para incidentit, por arsyeja nuk ishte bërë e ditur.

Lopez tregoi se Rachel Roy kishte mbërritur me vonesë në Met Gala dhe nuk kishte kaluar në tapetin e kuq, çka bëri që fustani të mos merrte vëmendje — derisa ndodhi sherri.

“Fustani u bë lajm në çdo media. Ishte qesharake. Çdo publicitet është publicitet,” – u shpreh ai.

Dizajneri e përshkroi Roy si “shpirtmirë” dhe hodhi poshtë thashethemet se ajo ishte e përfshirë në një aferë me Jay-Z, duke i quajtur “të padobishme”.

Edhe pse prania e një “Becky with the good hair” është aluduar shpesh në projektet muzikore të çiftit, identiteti i gruas kurrë nuk është konfirmuar. Rachel Roy vetëm e ndezi më tej dyshimin kur, në vitin 2016, postoi një shënim thumbues në Instagram: “Good hair don’t care”, të cilin më vonë e quajti “të keqinterpretuar”. Jay-Z pranoi tradhtinë në këngën “Family Feud” një vit më pas.

Pas sherrit, Jay-Z dhe Solange publikuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se kishin kërkuar falje njëri-tjetrit dhe “kishin ecur përpara si familje e bashkuar”.

The post Zbulohet e vërteta pas sherrit në ashensor mes Jay-Z dhe Solange appeared first on Lapsi.al.