Lajmet e fundit

Vucic ka telefonuar pronarin e hotelit, për tu siguruar për kombëtaren shqiptare

By fikso

October 11, 2025

Masa ekstreme sigurie në Nis për kombëtaren shqiptare, aq sa vetë presidenti Vucic është interesuar personalisht për tu siguruar qé mos ketë incidente. Numri 1 i shtetit serb ka telefonuar pronarin e hotelit ku është akomoduar kombëtarja duke kërkuar që gjithcka të jetë në rregull.

Ivica Toncic është edhe presidenti i klubit serb të futbollit Radnicki Nis, aktualisht në vendin e 11 në kampionat. Një kuriozitet është edhe fakti që shefi i kuzhinës i hotelit është kosovar nga Prizreni.

Lexo më tej: Mbështeti protestat kundër Vuçiçit, Novak Xhokoviç largohet drejt Greqisë

Kombëtarja do të niset drejt stadiumit Dubocica në orën 18, ku në orën 20.45 do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri. Menjëherë pas ndeshjes, nuk do të ketë kthim në hotel, por delegacioni kuqezi do të shoqërohet për në aeroport.

The post Vucic ka telefonuar pronarin e hotelit, për tu siguruar për kombëtaren shqiptare appeared first on Lapsi.al.