Lajmet e fundit

Votat e diasporës/ Përfundon numërimi i zarfeve për 12 qarqe

By fikso

May 19, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura nga Greqia për subjektet zgjedhore.

Procesi është mbyllur në 12 qarqe të vendit, mes të cilëve përfshihet edhe qarku i Korçës. Kështu, përmbyllet një fazë e rëndësishme të administrimit të votës nga jashtë.

Partia Socialiste mori gjithsej 121 mijë e 815 vota, kurse Partia Demokratike me koalicionin Aleanca Shqipëria Madhështore mori 46 mijë e 954 vota nga numërimi i diasporës.

The post Votat e diasporës/ Përfundon numërimi i zarfeve për 12 qarqe appeared first on Lapsi.al.