Lajmet e fundit

Vllazni, çfarë bën kështu? Modestët e Daugavpils triumfojnë në Elbasan, në UECL

By fikso

July 11, 2025

Vllaznia thyhet në mënyrë të befasueshme në ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League. Debutuesit në kompeticionet europiane, Daugavpils, triumfojnë 0-1 në Elbasan Arena, duke ndëshkuar kuqeblutë që shpenzuan shumë, pa mundur të konkretizojnë. Lizunovs vendosi sfidën pesë minuta nga fundi, duke komplikuar rrugëtimin e shkodranëve, që shpresonin për një tjetër nisje të sezonit. Sfida e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Letoni.

Daugavpils nuk dukej mjaftueshëm i fortë për të penguar Vllazninë dhe në pjesën e parë diferencat u panë qartë, pavarësisht se skuadra e Martinit nuk është se impresionoi për kualitetin e lojës. Vllaznia provoi në disa raste, me Dodaj sidomos, por portieri Beks ndaloi cdo tentativë të kuqebluve.

Kuqeblutë bënë një ndeshje tepër të mire në përgjithësi, referuar kundërshtarit, por u dënuan në fundin e pjesës së dytë, kur Martini e kishte shtyrë skuadrën përpara në kërkim të golit. Daugavpils shënoi golin që vendosi ndeshjen në minutën e 85’ me Lizunovs duke i shkaktuar humbjen befasuese Vllaznisë. Disfatë zhgënjyes e kuqebluve në raundin e parë të Conference League, edhe pse favoritë aboslutë në letër, përballë letonezëve të Daugavpils.

Lexo më tej: Skuka eviton humbjen në Estoni: Partizani tani luan kualifikimin me Kalju në shtëpi

Pavarësisht humbjes, Vllaznia do të tentojë gjithçka për gjithçka, në sfidën e kthimit që luhet pas 1 jave në Letoni. Duhet përmbysur 1 gol disavantazh, por Daugavpils nuk është i pathyeshëm dhe Martini ka 7 ditë për të gjetur zgjidhjen fituese.

The post Vllazni, çfarë bën kështu? Modestët e Daugavpils triumfojnë në Elbasan, në UECL appeared first on Lapsi.al.