Tiranë, në pranga Adi Çapunaj, në nëntor 2024 bashkë me dy të tjerë vodhën 30 mijë euro dhe sende me vlerë në një banesë.
Në video duken dy nga autorët teksa dalin me leva në duar nga banesa. Nga 3 hajdutët njeri u arrestua më parë, Adi Çapunaj sot dhe një tjetër vijon në kërkim.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “November”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda.
Në nëntor 2024, bashkëpunoi për vjedhjen në një banesë, të 30 000 eurove dhe sendeve me vlerë të konsiderueshme, kapet 49-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 finalizuan operacionin “November”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Ç., 49 vjeç.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.
Në nëntor të vitit 2024, dyshohet se shtetasi A. Ç., në bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (i arrestuar) dhe me një shtetas tjetër (ende në kërkim), vodhi 30 000 euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në banesën e shtetasit A. Ç.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim për këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.