Lajmet e fundit

VIDEO/ Shikoi dy golat që Mirlind Daku shënoi për Rubin Kazan këtë të hënë

By fikso

August 05, 2025

Mirlind Daku protagonist me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi realizoi dy gola në suksesin 2-1 në kampionat ndaj Sochit.

Fillimisht ai përktheu në gol një penallti, pas vetëm 12 minutash lojë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

Në minutën e 78-të, një asist me telekomandë nga Kubatov nxorri mjaft mirë Dakun, i cili me një parabol të bukur ia doli që të dyfishojë llogaritë.

2-0 Daku pic.twitter.com/isKpFodi0u

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

Në 3 ndeshjet e para të kampionatit, Daku ka “tundur rrjetën” 3 herë, ndërsa vlen të përmendet edhe një gol në Kupë. Lojtari vetëm pak javë më parë rinovoi me klubin rus, pavarësisht se për të kishte interes nga disa skuadra. /LAPSI.al

The post VIDEO/ Shikoi dy golat që Mirlind Daku shënoi për Rubin Kazan këtë të hënë appeared first on Lapsi.al.