Nga Igli Çelmeta
SKANDAL në Pezë! Rruga po shkatërrohet nga kamionët e tonazhit të rëndë, liqeni Fjolla po ndotet, Kalaja e Dorëzit po dëmtohet, historia po fshihet… dhe SHTETI HESHT!
Në Pezë, vetëm 17 kilometra larg qendrës së Tiranës, po ndodh një katastrofë urbane, mjedisore dhe historike, nën hundën e shtetit që bën sikur nuk sheh.
Rruga që lidh Pezën me Tiranën është shndërruar në një “autostradë” kamionësh të tonazhit të lartë me peshë mbi 35 ton që kalojnë jashtë çdo kriteri ligjor, duke rrezikuar banorët dhe shkatërruar përfundimisht infrastrukturën.
Kamionët kalojnë orar pa orar, me shpejtësi marramendëse, duke kthyer rrugën në një pistë të rrezikshme për banorët që ecin më këmbë dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve. Rruga është drejt shkatërrimit total, çdo ditë çahen bordurat, dëmtohet asfalti, ngrihen re pluhuri dhe rritet rreziku për aksidente.
Kjo është një kërcënim i përditshëm për jetën, dhe është drejtpërdrejt përgjegjësi e institucioneve që nuk bëjnë asgjë!
Dikur, në hyrje të rrugës që nga Lapidari, një tabelë ndalimi paralajmëronte se mjetet mbi 6.5 ton nuk lejoheshin. Sot, ajo tabelë është zhdukur! Kush e hoqi? Me urdhër të kujt? Në emër të cilit interes?! Kjo është një vepër kriminale, që duhet urgjentisht hetuar!
Videoja e bashkëngjitur e tregon qartë dhe nuk është rastësi, është një skemë e heshtur dëmtimi publik.
Rruga është ndërtuar në vitin 2014 për banorët dhe vizitorët, sepse Peza është një nga zonat më të bukura për turizëm natyror dhe historik. Sot, me qindra kamionë që lëvizin me shpejtësi, rruga po shembet. Rreziku për jetën është real. Askush nuk kontrollon, askush nuk përgjigjet. Banorët kanë bërë dhjetëra ankesa, por ato janë heshtur ose anashkaluar. Kjo nuk është neglizhencë, kjo është bashkëfajësi!
Skandali nuk përfundon këtu, kamionët kalojnë ngjitur me lagjen Kasibër në qendër të Pezës. Zhurma dhe tymi e ndotja që shkaktojnë është e tmerrshme sic duket edhe në video.
Skandali vijon, po ndodh një masakër mjedisore. Liqeni “Fjolla”, dikur promovuar nga Bashkia Tiranë si atraksion turistik me pemë të mbjella për gjelbërim, sot po mbushet me pluhur, mbetje dhe ndotje nga guroret aty pranë. Madje po shkatërrojnë një zonë të cilësuar nga vetë shteti si zonë e mbrojtur.
Kalaja e Dorëzit, një trashëgimi historike unike, ndodhet fare pranë shpërthimeve të guroreve, duke u dëmtuar nga tronditjet dhe eksplozionet që lejojnë autoritetet pa u shqetësuar.
Në një kohë kur shteti bën shfaqje me “aksione” për ndërtimet në Theth apo ndalimin e dyqaneve që zënë trotuaret, në mes të Tiranës po lejon shkatërrimin e historisë dhe mjedisit në heshtje. Ky është standard i dyfishtë! Kjo është hipokrizi shtetërore.
Ne kërkojmë:-Hetim të menjëhershëm: Kush e hoqi tabelën e ndalimit dhe për interes të kujt?-Ndërprerje të menjëhershme të qarkullimit të kamionëve të tonazhit të lartë në këtë rrugë.-Inspektim dhe mbyllje të guroreve që ndotin liqenin dhe rrezikojnë kalanë historike.-Marrje përgjegjësie nga institucionet për dëmet tashmë të bëra.
Autoriteti Rrugor Shqiptar Policia e Shtetit Ministria e Brendshme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT Policia Bashkiake Tiranë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Bashkia e Tiranës. Ku jeni? Apo Peza nuk hyn më në hartën tuaj të Shqipërisë?!
Ndajeni këtë postim sa më shumë. Heshtja është bashkëfajësi!