Aktualitet

Tiranë, plas grushti te zyra elektorale e PSD-së në ‘Ali Demi’

By fikso

April 29, 2025

Një përplasje ka ndodhur në zyren elektorale të PSD-së në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku janë përplasur disa persona. Sipas burimeve policore, të përfshirët në sherr janë larguar nga vendi me një automjet dhe autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e tyre.

Në vendngjarje, policia ka gjetur dy fishekë luftarak të paplasur, të cilët janë sekuestruar për hetime të mëtejshme. Ndërkohë, shërbimet e rendit kanë nisur një procedurë për zbardhjen e motiveve të konfliktit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Hetuesit janë duke punuar për të sqaruar arsyet e përplasjes dhe për të siguruar informacionet që mund të ndihmojnë në ndalimin e të dyshuarve që përfituan nga kaosi për të larguar veten nga vendngjarja.