Lajmet e fundit

Tifozët e turpëruan në mes të Prishtinës, Granit Xhaka mesazh shqiptarëve pas incidentit

By fikso

November 19, 2025

Mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes Kosovë – Zvicër, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Në çdo prekje të topit, Xhaka u fërshëllye çuditërisht nga tifozët e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri’, Prishtinë. Graniti ka bërë postim në “Instagram” me mbishkrimin “faleminderit”, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “si zog shqipe”.

Me këtë veprim, duket se Xhaka i ka falur tifozët. Nga spektri i gjerë sportiv në shqiptari, Granit Xhaka konsiderohet më të drejtë si futbollisti më i suksesshëm me origjinë shqiptare.

View this post on Instagram

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

The post Tifozët e turpëruan në mes të Prishtinës, Granit Xhaka mesazh shqiptarëve pas incidentit appeared first on Albeu.com.