Lajmet e fundit

Tentoi të vriste një 42-vjeçar në Fier, i riu arrestohet teksa kalonte kufirin

By fikso

April 05, 2026

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, i dyshuar si autor i sulmit me armë zjarri të një 42-vjeçari në fillim të vitit të kaluar. Arrestimi i tij u bë i mundur në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Detaje nga policia: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur arrestimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas hetimeve, më 5 janar 2025, 27-vjeçari për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjykata caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”. Arrestimi u realizua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të vriste një 42-vjeçar në Fier, i riu arrestohet teksa kalonte kufirin appeared first on Lapsi.al.