Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi është kapur me kokainë.Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë.Aktualisht, burimet bëjnë me dije për Report Tv se policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë dhe po kryen kontroll.Arrestimi i Ergys Isufit vjen në një kohë kur na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa Isufaj është kandidati i Adratik Lapajt dhe kandidon në listë të hapur në këto zgjedhje./ Shqiptarja.com