Pas disa dështimeve tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik për shkak se një konsorcium ofertues është ankuar për vlerësimin e bërë.Në garë për tenderin 393 milionë euro për ndërtimin e portit ishin 5 kompani e bashkime operatorësh, nga të cilat 3 u skualifikuan dhe 2 ofertat e kompanive Van Oord Dredging and Marine Contractors b.v. dhe Archirodon Construction e Company Limited u kualifikuan.Një nga ofertat e skualifikuara e konsorciumit “Jan De Nul Nv- Soletanche Bachy International – Vinci Construction Geoinfrastructure”, përfaqësuar nga Jan De Nul Nv, e ka ankimuar këtë tender në KPP, pasi pretendon për vlerësim jo të saktë.“Arsyet e skualifikimit janë mosgjetja, në dokumentacionin e paraqitur, të vërtetimit të punimeve të kryera për projektin “NRL – Echangeur & Digues; La Nouvelle Route du Littoral – La Réunion” ku të specifikohet përqindja e pjesëmarrjes në projekt të secilit pjesëmarrës, duke qenë se, projekti është realizuar nga një Joint Venture (J.V.). Gjithashtu, autoriteti njofton se Komisioni për Vlerësimin e Ofertave (KVO) nuk ka gjetur në dokumentacion, formularin e vlerësimit ose aktin e kolaudimit dhe/ose çertifikatën e marrjes në dorëzim”, kishte vlerësuar komisioni i Vlersimeve për këtë tender që kryesohet nga një kompani holandeze Royal Haskoning e kontraktuar nga Shqipëria për të mbikëqyrur të gjithë këtë projekt.Derisa tw flasw me njw vendim Komisionin e Prokurimit Publik kjo garw stopon. Ndërtimi i portit të ri tregtar të Porto Romanos pritet të përfundojë brenda vitit 2028. Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohet porti turistik.