Ulja e lindjeve e shoqëruar me emigrim, po e fut ekonominë shqipëtare në një spirale krizë, dalja nga e cila duket e largët dhe e vështirë. Raporti i fundit i Komisionit Evropian tregon se ekonomia e Shqipërisë do të ngadalësohet nga 4% rritje vjete 3.6% këtë vit.
“Pas një vrull të fortë rritjeje në vitet e mëparshme, ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.6% në 2025 dhe 3.5% në 2026, mbështetur nga kërkesa e brendshme”, thuhet në raport.
Komisioni Evropian paralajmëron ngadalësim konsumi për shkak se nuk parashikohet një tjetër reformë pagash në sektorin shtetëror, ndërsa evidentohet si shqetësim mungesa e punonjëseve në kushtet kur emigrimi vijon.
“Kjo perspektivë është subjekt i rreziqeve në rënie, të lidhura me ndryshimet në kursin e këmbimit dhe normat e interesit dhe mungesa në rritje e fuqisë punëtore të kualifikuar, e rënduar nga emigracioni”, vlerëson Komisioni Evropian.
Po ashtu Shqipëria nuk është neutrale as ndaj goditjeve që mund t’i vijnë nga tensionet e huaja. Një përkeqësim i ekonomisë së Evropës për shkak të tarifave të Donald Trump do të ndikojë negativisht edhe në Shqipëri pasi tregu evropian është burim parash për vendin në aspektin e tregtisë dhe jo vetëm, edhe për remitanca e turizëm.