Shpejtësia skëterrë në rrugët e Shqipërisë po kthehet në një ‘krim’ që po merr më shumë jetë se krimet me armë apo vrasjet e tjera.
Vetëm në 3 muajit e parë të vitit kanë humbur jetën në rrugët e Shqipërisë, 52 qytetarë, shifra me e lartë për periudhën janar-mars prej vitit 2021.
Bazuar në shifrat e INSTAT, në raport me vitin e kaluar, numri i fataliteteve prej aksidenteve rrugore është 18 me shumë, pasi në 2024 u regjistruan në të njëjtin tremujorin 34 viktima.
Vetëm në muajin Mars 2025 sipas INSTAT janë regjistruar 88 aksidente me në total 128 persona të plagosur e të vdekur. Gjatë periudhës Janar – Mars 2025, numri i aksidenteve rrugore është 301 me ulje krahasuar me vjet por me me shume viktima.
“Aksidentet rrugore, në 85,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 35-44 vjeç, duke zënë 29,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej”, thotë INSTAT.
Në muajin Mars 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 20,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte, me 10,2 %. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 14:00 – 17:00, duke zënë 22,7 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.