Home

Shkarkoi Veliajn/ Rama s’pyet për Kushtetutë, i kërkon Begajt datën e zgjedhjeve për Tiranën

By fikso

September 30, 2025

Rama i ka hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Vetëm 5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave, ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj, për vakancën në Bashkinë e Tiranës.

Nga ky moment, kur shkresa ka mbërritur në tavolinën e Begajt, ky i fundit ka afat 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve.

Pritet me interes vendimi i Begajt, në kushtet kur kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.