Bota

Rekord/ 2 milionë njerëz mblidhen në Rio de Janeiro për koncertin e Lady Gaga

By fikso

May 04, 2025

Një koncert arriti të bëjë bashkë 2.1 milionë njerëz në një shesh.Mediat e huaja si CNN shkruajnë se “një det me njerëz mbushi plazhin Copacabana të Rio de Janeiro të shtunën, për koncertin e superyllit të muzikës pop Lady Gaga.

Koncerti ishte falas për qytetin brazilian, ndërsa autoritetet lokale atje pohuan se ai i ndoq live nga mbi 2.1 milionë njerëz.

Fansat kanë nisur të mblidhen që orët e para të mëngjesit për të siguruar një vend sa më të mirë për të ndjekur divën Lady Gaga, e cila mbajti në Brazil koncertin e parë pas 13 vitesh.