Lajmet e fundit

Rama kërkoi dorëheqjen e 130 drejtorëve në vend, zbardhet urdhri tjetër i kryeministrit: Të gjithë në provim, cilat institucione preken

By fikso

October 23, 2026

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të agjencive shtetërore në varësi të ministrive, si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe. Siç u raportua mbrëmjen e djeshme, ministrat u njoftuan të enjten pasdite që të kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të këtyre institucioneve. Megjithatë, largimi i tyre në këtë fazës është procedurial dhe nuk nënkupton ikjen e menjëhershem nga detyra. Drejtuesit do të vijojnë punën, ndërsa procesi do të zhvillohet në dy faza.

Fillimisht ministritë duhet të administrojnë dorëheqjet përmes një shkrese zyrtare. Në fazën e dytë do të analizohet performanca e secilit drejtues për të vlerësu punën e berë dhe vijimin e qëndrimit në detyrë. Deri tani, qeveria nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar për këtë proces.

Por, siç raporton Top Channel, nisma lidhet me synimin e Ramës për të vendosur meritokracinë në administratën publike. Procesi shihet gjithashtu si një hap që i hap rrugë rolit të ministres së Administratës Publike, Adea Pirdeni, e cila u votua në Kuvend dhe u betua në Presidencë.

Në këtë proces përfshihen më shumë se 130 drejtues të institucioneve dhe agjencive në nivel qëndror e vendor. Lista përfshin struktura në varësi të ministrive të Energjisë dhe Infrastrukturës, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ekonomisë dhe Inovacionit, Brendshme, Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Jashtme, Financave, Mbrojtjes, Drejtësisë dhe Mjedisit, si dhe institucione në varësi të Kryeministrisë.

LISTA E INSTITUCIONEVE DHE AGJENCIVE QË DO T’I NËNSHTROHEN VLERËSIMIT

MINISTRIA E ENERGJISË DHE INFRASTRUKTURËS – 21

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial Agjencia Kombëtare Bërthamore Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit Agjencia për Eficencën e Energjisë Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme Autoriteti Rrugor Shqiptar Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil Drejtoria e Përgjithshme Detare Instituti i Transportit Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore Autoriteti i Aviacionit Civil Autoriteti Rregullator Hekurudhor Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare Qendra Rajonale e Inovacionit e Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raë Materials Regional Innovation Center) Albcontrol MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL – 10

Agjencitë Rajonale Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës Agjencia Kombëtare e Duhan-Cigareve Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve MINISTRIA E EKONOMISË DHE INOVACIONIT – 14

Institucionet në varësi të Ekonomisë:

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) Qendra Kombëtare e Biznesit Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit Enti Kombëtar i Banesave Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë Institucionet në varësi të Inovacionit:

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës Startup Albania MINISTRIA E BRENDSHME – 14

Garda e Republikës Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) IdentiTek sh.a. Illyrian Guard Shërbimi Zjarrfikës Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Qendra e Pritjes për Azil Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme Prefektët e 12 qarqeve Strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2026 MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT – 31

Turizmi:

Agjencia Kombëtare e Turizmit Agjencia Kombëtare e Bregdetit Kultura:

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor Teatri Kombëtar Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Galeria Kombëtare e Arteve Cirku Kombëtar Muzeu Historik Kombëtar Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit Qendra Muzeore Durrës Qendra Muzeore Krujë Qendra Muzeore Berat Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut të Butrintit Sporti:

Agjencia e Shërbimit të Sporteve MINISTRIA E JASHTME – 3

Agjencia Kombëtare e Diasporës Qendra e Studimeve dhe Publikimeve Arbëreshe Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik MINISTRIA E FINANCAVE – 8

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore Agjencia e Inteligjencës Financiare Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit Agjencia e Trajtimit të Kredive Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe Donatorëve të Tjerë MINISTRIA E MBROJTJES – 14

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA) Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) Drejtoria e Shifrës (DSH) Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake (IGJIU) Military Export Import Company (MEICO) Njësia Mjekësore Ushtarake dhe Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit (PUJV) Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM) Muzeu i Forcave të Armatosura (MFA) Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) Roja Bregdetare (RB) MINISTRIA E DREJTËSISË – 12

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës Agjencia e Trajtimit të Pronave Agjencia Kombëtare e Falimentit Qendra e Botimeve Zyrtare Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas Instituti i Mjekësisë Ligjore Komiteti Shqiptar i Birësimeve Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve MINISTRIA E MJEDISIT – 5

Agjencia Kombëtare e Mjedisit Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Agjencia Kombëtare e Pyjeve Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” Përveç këtyre strukturave, në listë përfshihen edhe 24 institucione në varësi të Kryeministrisë. Sipas të dhënave të bëra publike, numri i përgjithshëm arrin në 124 institucione, pa përfshirë strukturat e tjera në varësi të qeverisë.

The post Rama kërkoi dorëheqjen e 130 drejtorëve në vend, zbardhet urdhri tjetër i kryeministrit: Të gjithë në provim, cilat institucione preken appeared first on Albeu.com.