Aktualitet

Qeveria ‘fal’ 10 mijë m2 tokë për ndërtim resorti në Korçë

By fikso

June 13, 2025

Qeveria ka vendosur të japë me qira një tokë me sipërfaqe 10,000 m2 në qytetin e Korçës, për vetëm 1 euro. Kjo pronë shtetërore i është dhënë një investitori strategjik “Investment and Development Albania” sh.p.k, i cili do të ndërtojë projektit “Green House Korça Resort”.

“Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Investment and Development Albania”, sh.p.k., me NUIS L91703053C, si qiramarrës, për pronën e paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr. 8561, me numër pasurie 1/911, të llojit “truall”, me sipërfaqe totale 10 000 (dhjetë mijë) m2 , në pronësi “shtet”, me vendndodhje Bashkia Korçë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, sipas dokumentacionit të pronësisë, rilevimit topografik dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Kjo kontratë e lidhur me 1 euro do të jetë me kohëzgjatje 20 vite, ndërsa për të realizuar projektin pritet të investohen 18.1 mln euro pa TVSH.Plani i biznesit është për të ndërtuar një hotel luksoz me 5 yje, me 5 kate dhe 94 dhoma në total.