Të gjithë pensionistët që edhe pse kanë dalë në pension vijojnë të punojnë nuk do të paguajnë më sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
Qeveria po rishikon kuadrin ligjor, ku do të specifikohet që kjo kategori nuk do të paguaj sigurime, duke bërë që qytetarët të lehtësohen nga kjo barrë dhe paratë që shkonin për fondin e sigurimeve, ti marrë vetë pensionisti.
“Brenda vitit ne do e zgjidhim këtë problem, ne do ta heqim tavanin, pra nëse ju do doni të punoni por keni mbushur moshën për të dalë në pension, do ti keni të dyja mundësitë. Tek paga nuk do ju mbahen kontributet e sigurimeve shoqërore siç është tani që të lehtësojmë tregun e punës me më shumë forca”, ka thënë Gonxhja.
Aktualisht janë rreth 17 mijë pensionistë që punojnë dhe paguajnë tatim dhe sigurime njëjtë si të punësuarit e tjerë.