Lajmet e fundit

Qentë endacakë sulmojnë qytetarët në Klos, 5 persona përfundojnë në spital

By fikso

December 18, 2025

Një situatë shqetësuese është regjistruar në Bashkinë Klos, ku pesë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore, pasi janë sulmuar dhe kafshuar nga qentë endacakë.

Banorët e zonës thonë se rasti nuk është i izoluar, por pjesë e një problemi të vazhdueshëm, që prej kohësh po cenon sigurinë publike.

Sipas tyre, prania e qenve endacakë në rrugë dhe pranë institucioneve publike është shtuar ndjeshëm.

Rreziku konsiderohet më i lartë për fëmijët që frekuentojnë shkollat dhe për të moshuarit, të cilët janë më të pambrojtur ndaj sulmeve.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

The post Qentë endacakë sulmojnë qytetarët në Klos, 5 persona përfundojnë në spital appeared first on Albeu.com.