Lajmet e fundit

PS reagon pas tensioneve në Tiranë: Shqipëria nuk do të kthehet pas

By fikso

October 15, 2026

Partia Socialiste ka reaguar në rrjetet sociale pas përshkallëzimit të situatës gjatë protestave në Tiranë.

Në deklaratën e publikuar, PS-ja shprehet se qytetarët shqiptarë nuk do të mbeten të lidhur pas së kaluarës. Postimit i është bashkëngjitur edhe një video që pasqyron përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.

“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.

The post PS reagon pas tensioneve në Tiranë: Shqipëria nuk do të kthehet pas appeared first on Albeu.com.