Lajmet e fundit

PS heq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimin e “Territoriales”/ PD: Vijon presioni

By fikso

February 03, 2026

Partia Socialiste vendosi të heqë nga rendi i ditës në seancën e kësaj të marte propozimin e bërë prej saj për zhbërjen e formulës së barazisë mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Reformës Territoriale.

“Darka ka habere të mira. Bazuar në nenin 49, pika 1 e rregullores, kërkoj një ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Administrative Territoriale, në këtë seancë, me shpresën që puna do të rifillojë”, – tha kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Në krahun tjetër deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, akuzoi socialistët se vetëm heqja nga rendi i ditës dhe jo tërheqja e projektvendimit është një formë presioni ndaj opozitës.

“Kërkesa jonë ka qenë e qartë, pa ekuivok, jo të mos shqyrtohet, sepse mosshqyrtimi ka brenda shqyrtimin, por kërkesa jonë ka qenë tërheqja. Tërheqja tregon vullnetin, shtyrja nuk tregon asgjë. Nuk kemi pas kundërshtuar”, – tha Boçi.

Në seancë, PD pretendoi se nuk i ka bojkotuar mbledhjet, por se ato janë thirrur nga Arbian Mazniku pa konsensus.

“Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme, mbledhja thirret në konsultim me kryesinë e komisionit”, – tha bashkëkryetari Luçiano Boçi. Mazhoranca i vuri ultimatum opozitës që ose të merrte pjesë në komision ose do të ndryshonte formulën dhe do të merrte shumicën. ©LAPSI.al

The post PS heq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimin e “Territoriales”/ PD: Vijon presioni appeared first on Lapsi.al.