Lajmet e fundit

Protestë para kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve, Lapaj: Simbolike

By fikso

January 18, 2026

Protesta e “Shqipëria Bëhet” përpara kryeministrisë është shoqëruar me tensione. Protestuesit kanë hedhur disa qese me miell në drejtim të kordonit të policisë.

Adriatik Lapaj tha se mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolikë për drogën dhe kartelet që mbështet qeveria dhe që Shqipëria u penalizua duke u futur në mes të 75 vendeve që iu anuluan vizat e emigrimit, punësimit dhe lotaria amerikane.

“Ai drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend. Ai njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët. Rama e ka humbur betejën me atë që është e vërteta. Ai mund të përdorë policinë, pushtetin, njerëzit e dinë që ai po udhëheq me një bandë hajdutësh që ka lënë spitalet pa ilaçe.

E ka blinduar kryeministrinë, por asnjë lule s’u prek. Mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolike, droga që e ka përfshirë këtë vend. Ne nuk e meritojmë”, tha Adriatik Lapaj.

The post Protestë para kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve, Lapaj: Simbolike appeared first on Lapsi.al.